Deputeti i LVV-së kritikon ministrin e Arsimit për vendimin që të rritet numri i studentëve të Mjekësisë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, e ka kritikuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj për vendimin e tij që të rritet numri i studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Këtë kritikë ai e dha në Kuvendin e Kosovës, ku po bëhet shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,

“Ministri Likaj të njëjtin gabim ka bërë duke marrë një vendim të jashtëligjshëm për shtimin e numrit të studentëve në drejtimin e Mjekësisë dhe ka bërë që të rrezikojë akreditimin e Fakultetit të Mjekësisë”, tha ai.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj e ka përkrahur propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2020/2021.

Kurse, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, e ka kundërshtuar vendimin e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Reagon BE: Likaj injoroi kriteret e AKA-së për rritjen e numrit të studentëve të Mjekësisë