Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti i LVV-së flet për pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në emisionin ‘Kallxo Përnime’ka folur në lidhje me pagesën e energjisë elektrike të shpenzuar nga banorët në veri të Kosovës.

Deputeti Bajqinovci ka thënë se ka qenë e domosdoshme pagesa e energjisë.

“Ka treguar edhe Qeveria se neve do të na largonin nga institucioni që jemi antarësuar, kjo ka qenë e nevojshme jo e domosdoshme për neve që ta marrim atë vendim, nuk ka bërë ndryshe”, ka thënë ai.

Bajqinovci po ashtu ka thënë se beson që brenda gjashtë muajve të ardhshëm mund të fillohet trajtimi i këtij problemi, edhe me KEDS-in.

“Tash e kemi marrë pushtetin dhe besoj që brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të bëhet një kontratë apo do të bisedojmë edhe me KEDS-in, që të shtrihet autoriteti dhe të paguhen, pasi që është bërë zero-zero me qytetarët në veri pagesa”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes.