Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha thotë se ka përgatitur ‘hallvë për rikthimin e bllokut B’

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë debatit parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike ka përmendur që në të kaluarën nuk ka pasur rrymë mjaftueshëm dhe kriza në kohën e tashme është si pasojë e të kaluarës.

Basha tha se ka përgatitur “hallve për përhajër”, për rikthimin e bllokut B të Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Rryma është si pasoj e të kaluarës. Këto blloqe që po prishen është si pasojmë e të kaluarës që na keni lanë. Kur prishen ato është si pasojë që 20 vjet nuk është investuar në to”, tha Basha.

“Ju po bëni hajgare me bllokun B, por unë kam shku te ministrja për përhajër për bllokun B. Hallve kemi përgatit. Gëzim është ju duhet me kuptu që janë 250 megavat në orë që nëse e krahasoni me çmimin që e kena paguar për import ka qenë 200 euro për megavat e që i bien 1.2 milion euro dita duhet m’u gëzu për këtë muhabet”, tha ai.

Ndryshe, blloku B2 i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka qenë jashtë funksionit që nga 14 dhjetori. Ai është rikthyer në prodhim në fund të janarit

KEK: Punimet në bllokun B2 kanë përfunduar, sonte ose nesër kthehet në prodhim