Deputeti i LVV kritikon qeverinë për vdekjet në Klinikën Infektive

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën e Kuvendit tha se e diela që shkoi ishte shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, lajmi për vdekjet e shumta në Klinikën Infektive tronditën dhe shkaktuan pasiguri dhe frikë në vend.

“Duke qenë në mes të pandemisë, qytetari nuk ka nga t’i mban shpresat pos tek shteti, te sistemi shëndetësor. Shteti do të duhej të jetë i pari pranë qytetarit.  Pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbime shëndetësore, gjetën vdekjen në dorën e sistemit shëndetësor”, tha ai.

Aliu tha se edhe dje ka pasur rënie të sistemit të oksigjenit në Klinikën Infektive.

“Po flitet për rënie të sistemit të oksigjenimit qëndror, pra për dicka tenike që brenda minutash hodhi poshtë të gjithë mundin dhe përkujdesin e personelit mjekësor dhe solli vdekjen tek pacientët. Ky system i oksigjenimit qëndror ra përsëri dje dhe ishim me fat edhe dje mund të kishin ndodhë vdekje”, shtoi deputeti.

Aliu tha se ky sistem ka rënë edhe në të shkuarën në vitin 2017.

“Kur në vitin 2017 pacientët vdiqën e që supozohej se kjo ndodhi nga gazi oksidul. Për vdekjet e vitit 2017 nuk u zbuluan asnjëherë shkaktarët dhe as përgjegjësit. Ato ndodhën dhe u harruan, e fajtorët ia dolën paq. Këto vdekje që po na përsërtiën po na bëjën të qartë që këtu nuk është pun ate personeli shëndëtësor por përgjegjësisë menaxheriale”, tha ai.

Sipas deputetit, kjo e ka efektin e humbjes së besimit edhe në sistemin shëndetësor në vend dhe në shtet.

Aliu theksoi se nga kjo gjendje dilet vetëm me zgjedhje të reja dhe largimin e qeverisë aktuale.