Deputeti i LDK-së: Unë sot votoj kundër mocionit, është i nxituar

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka deklaruar se sot do të votojë kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Për këtë veprim, ai shtoi se merr përgjegjësi personale dhe politike.

“Ky mocion është i nxituar dhe duhet të shtyhet. Mocioni duhet të shtyhet derisa të piqen kushtet diplomatike e ato kushte janë edhe në kohën kur mund të mbahen edhe zgjedhjet. Prandaj unë sot votoj kundër mocionit dhe marr përgjegjësi personale dhe politike”, tha ai.

Sipas Avdylit, me mocionin e sotëm do të krijohet një një paqartësi institucionale, duke shtuar se “duke krijuar një qeveri, por se di sa do të ishte e bazuar në vullnetin e qytetarëve”.

“Ne tani po duam të bëjmw akrobacione politike që mund të bien ndesh me vullnetin qytetar. Nuk e shoh se si do të votohet një qeveri e re. Ne kemi vija të kuqe sepse kurrë nuk do të shkojmë me PDK-në. Edhe ta lëmë këtë qeveri në dorëheqje nuk po më duket e saktë”, tha ai.

“Me AAK-në dhe Nismën nuk kemi vija të kuqe është e vërtetë, por ne kemi dallime sepse kjo qeveri po rrëzohet për tarifën dhe ne po duhet të bëjmë një koalicon e cila bazë të funksionimit e ka tarifën. Kjo është ajo që na bën të pamundsme. A do të jemi në vijën e LDK apo AAK-së sepse dyjat nuk shkojnë bashkë”, shtoi deputeti.

Deputeti Haxhi Avdyli (LDK), nuk e kishte nënshkruar as kërkesën për mocion mosbesimi, të inicuar nga grupi parlamentar i partisë së tij.

Qeveria Kurti sot pritet të sfidohet me votë mosbesimi