Deputeti i LDK-së: Thaçi rreziku më i madh për shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi karshi familjes së kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani.

Duke kujtuar faktin që partia e tij e ka votuar Thaçin për president, deputeti Avdyli ka thënë se zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës me votat e LDK-së “është dhurata më fatkeqe dhe dëmshme që i është bërë vendit”.

Haxhi Avdyli e ka quajtur presidentin përçarës kronik, i cili, sipas tij, nuk ‘skuqet’ kur mohon veten e tij dhe sulmon duke shpifur.

“Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Avdyli.

Ndaj deklaratave të Thaçit rreth babait të saj ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.