Deputeti i LDK-së: Shpresoj që LVV do të lë hapësirë për negociata

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike, Fatmir Rexhepi, në një komunikim të shkurtër me gazetarët para së të hyjë në seancën konsitituive tha se shpreson që Vetëvendosje do të lë hapësirë për të vazhduar negociatat.

“Unë po shpresoj që do të fillojmë seancën dhe LVV do të lë hapësirë që në vazhdim të vazhdojnë negociatat me frymën e besimit”, tha shkurtimisht para gazetarëve, Fatmir Rexhepi që është zgjedhur deputet për herë të pestë.

“Nuk ka mbetur shumë, kemi harmonizuar programin. Shpresoj që marrëveshjes t’i shtohet edhe çështja e presidentit dhe të vazhdojmë me me krijimin e institucioneve”, tha Rexhepi.

Në ora 15 është paraparë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës ku pritet të betohen deputetët e rijn.

Deri më tani LVV dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje dhe nuk dihet nëse do të votohet kryetari dhe kryesia e Kuvendit apo do të ketë vetëm betim të deputetëve.