Deputeti i LDK-së pret në takim Kadri Veselin

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Në këtë takim ishte edhe Hajredin Kuqi.

“Nga vizita e Kryetarit z.Kadri Veseli, në Kompaninë ‘Pi&Ki’, ‘Egi Group’ dhe segmente tjera të Kompanisë tonë”, thuhet në përshkrimin e fotove që i ka publikuar Kelmendi nga kjo vizitë.

Fotot nga vizita e Veselit, Kelmendi i ka publikuar të shtunën, në ditën kur kryesia e LDK-së është duke e mbajtur një takim për të caktuar kandidatin për kryeministër.

Ai ka thënë se me Veselin kanë biseduar edhe avancimet e mëtejme të prodhimit në Kosovë.

“Përcollëm së bashku linjat prodhuese dhe bashkëbiseduam për mundësitë e mëtejme të avansimit të sektorit prodhues në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ramiz Kelmendi, pronar dhe themelues i ‘Elkos Group-Etc’.

Ramiz Kelmendi ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ishte larguar nga kjo parti në vitin 2016.