Deputeti i LDK-së preket nga Coronavirus

Dega e LDK-së në Suharekë ka njoftuar se kryetari i kësaj dege njëkohësisht deputeti në Kuvendin e Kosovës, Ardian Shala ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai është shtruar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit të rezultatit, kurse gjendja e tij është stabile.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti Juaj Dr. Ardian Shala është vetëizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me Covid – 19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme,” thuhet në njoftim.

Nga radhët e LDK-së për momentin Kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj janë në vetëizolim si të prekur me COVID-19.