Deputeti i LDK-së përkujton kolonelin Tahir Zemaj
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka përkujtuar ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn, në 17 vjetorin e vrasjes së tij.
Zemaj homazhet për kolonelin, i ka publikuar përmes fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook.
“Ushtarak e bashkëluftëtarë, veprimtarë, miq e bashkëqytetarë prej anë e mbanë Kosovës, sot në përkujtim të Kolonel Tahir Zemajt, Hasanit dhe Enisit në 17-të vjetorin e vrasjes tinëzare nga dora e tradhëtisë. Strellc i Epërm, 04/01/2020”, ka shkruar Zemaj.
Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn, në 17 vjetorin e vrasjes së tij.
Mustafa ka thënë se vrasësit e Zemajt kurrë nuk u gjetën e nuk u dënuan nga organet e drejtësisë.
Vjosa Osmani: Urdhërdhënësit dhe vrasësit e Tahir Zemajt enden të lirë