Foto: Kallxo.com

Deputeti i LDK-së i reagon kolegut të tij për ligjin për pandeminë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, po e konsideron të nevojshme një ligj të veçantë për menaxhim të situatës pandemike, në rast që nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas tij, policia dhe inspektoratet duhet të kenë bazë të mjaftueshme ligjore dhe kushtetuese për t’i ndermarr veprimet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që nuk respektojnë masat, pasi që siç thotë ai, ndryshe nuk menaxhohet kjo gjendje.

“Kam qenë njëri nga deputetët e parë që kam kërkuar që të procedohet Projektligji për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, pasiqë Gjykata Kushtetuese i kishte cilësuar si kundërkushtetuese vendimet e Qeverisë Kurti për masat për kufizimin e lirisë së lëvizjes, masat për kufizimin e të drejtës së pronës dhe të drejtën e tubimit. Asnjëra nga këto të drejta kushtetuese nuk mund të kufizohen pa nxjerrjen e një Ligji të veçantë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar urgjentisht nga Kuvendi për të aprovuar këtë ligj, pastaj rishikimin e Ligjit për Buxhetin dhe gjithë pakon e ligjeve që ndërlidhet me Pakon e Rimëkembjes Ekonomike si dhe ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Ndaj këtij postimi ka reaguar bashkëpartiaku i tij, deputeti Haxhi Avdyli.

Avdyli i është përgjigjur duke thënë ligji për të cilin Manaj flet ka mbi tre muaj që është gati e që vetë ai është njëri nga hartuesit e këtij ligji.

“Njeherë është bllokuar me arsyetimin se Qeveria në dorëheqje smund të jep komente , por edhe pas formimit të Qeverisë Hoti, akoma sështe proceduar me tutje me komentet as plotësime nga Qeveria. Prandaj ky shkrim i juaj do ishte më korrekt nëse do e adresonit problemin aty ku është . Dmth Te Qeveria. Që ky ligj duhet sa më shpejt të nxirret nga sirtarët e Qeverisë e pastaj edhe plotesohet në komisionin ku e udheheqni ju e në komisionin për shendetësi ku unë jam nënkryetar. Por edhe te të gjitha grupet parlamentare e ekspertët . Mjaftë kemi humbur kohë me pingpong politik duke luajtur me shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social “Facebook”.

I nderuar kolegu im Shkëmb, ligji ka mbi 3 muaj që eshte gati . Unë jam njëri nga 6 nënshkruesit dhe hartuesit e këtij…

Publiée par Haxhi Avdyli sur Dimanche 5 juillet 2020