Muharrem Nitaj - Foto: Facebook/muharrem nitaj

Deputeti i AAK-së thumbon Edi Ramen

Deputeti dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se të gjitha partitë po deklarohen pro taksës.

Ai ka thënë se, qëndrimi i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradnaj, për vendosjen dhe mbajtjen e taksës, paska qenë i drejtë.

“Po me pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës!!! Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë”, ka shkruar Nitaj në “Facebook”.

Ai ka thënë tutje se, është për keqardhje që Haradinaj nuk u mbështet kur pati kërkesa për heqjen e taksës, sipas tij, është e rëndësishme që të ketë unitet për tema të mëdha, siç është edhe taksa.

“Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kërkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë! S’ka problem, kush të mbërrinë le t’i marrë meritat”, ka thënë Nitaj.

“Për neve si Aleancë, rëndësi ka qe të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa! Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet koncenzusi për taksën”, ka thënë tutje anëtari i AAK-së.

“Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë!!!”, ka shkruar në fund Nitaj.