Deputeti i AAK-së: Situata e qytetarit të Kosovës është vështirësuar pas pandemisë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, ka thënë se është për keqardhje se si Kosova ende nuk ka të dhëna se sa ka qenë humbja ekonomike, nga pandemia.

Ai ka kritikuar qeverinë e kaluar për këtë çështje.

“Qeveria paraprake nuk ka mundur të nxjerrë ndonjë shifër se sa ka pësuar rënie ekonomia pas vendosjes së masave për shkak të coronavirusit”, tha ai.

Sipas deputetit, situata e qytetarit të Kosovës, jashtëzakonisht është vëshirësuar.

“Sepse çmimet e produkteve ushqimore dhe medicinale janë shumëfishuar”, theksoi ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 11 juin 2020