Foto: Facebook/Shkumbin Demaliaj

Deputeti i AAK-së pozon përkrah Naser Kelmendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, është fotografuar bashkë me Naser Kelmendin.

Sipas një postimi të bërë nga deputeti Demaliaj, fotografia dhe ndeja është realizuar me iniciativën e tij.

Ai e ka falënderuar Naser Kelmendin që i është përgjigjur ftesës së tij për të pirë kafe bashkë.

Naser Kelmendi është i njohur për publikun për gjykimin e tij për trafikim droge, krim të organizuar dhe vrasje.

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Naser Kelmendit.

https://kallxo.com/apeli-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-naser-kelmendit/

Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar Naser Kelmendin me 6 vjet burg, pasi e kishte gjetur fajtor në pikën e akuzës për posedim me qëllim të shpërndarjes së narkotikëve, ndërsa e kishte shpallur të pafajshëm në tetë pika të tjera, përfshirë edhe ato për krim të organizuar dhe vrasje.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës në majin e vitit 2013, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

https://kallxo.com/denohet-naser-kelmendi/

www.kallxo.com