Bajram Hasani e Gazmend Abrashi (PAN) në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla.

Deputeti i AAK-së: Parimi i reciprocitetit është vendim i Qeverisë Haradinaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Gazmend Abrashi në seancën e sotme të Kuvendit tha se me temën e reciprocitetit është tentuar të merren poena politik në Kosovë.

“Është tragjike që parimi i reciprocitetit është përfolur, është shtrembëruar dhe është raportuar në forma të ndryshme duke tentuar me mbledh poena politik të cilën në esencë nuk kanë kurrfarë konotiacioni dhe si i tillë është shumë i thjeshtë dhe shumë praktik”, tha deputeti.

Abrashi shtoi se Qeveria Haradinaj vazhdoi me vendimin për tarifën ndaj Serbisë, deri në implemntimin e marrëveshjes së reciprocitetit.

“Parimi i rivendosjes së parimit të reciprocitetit është vendim i Qeverisë Haradinaj që daton në nëntorin e vitit 2018 në të cilën janë të përshkruara saktë deklarimet që duhet të bëhn nga prodhuesit serb, duke përdorur vetëm emrin kushtetues të Kosovës”, theksoi mes tjerash ai.

Abrashi shtoi se me involvimin e diplomacisë amerikane AAK kërkoi që ky parim të respektohet.

“Si rezultat kemi marrëveshjen e nënshkruar në Berlin për linjëjn hekurdhurore dhe ajrore Prishtinë-Beograd me ndërmjetësim të Grenell. Parimi i reciprocitetit i proklamuar nga qeveria paraprake ishte vetëm një fiksion i cili në të vërtetë ka qenë në kontinuitet i zbatuar”, theksoi ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit është duke u mbajtur interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020