Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Deputeti i AAK-së nesër udhëton në Hagë

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, do të udhëtojë nesër për në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në profilin e tij në Facebook.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, ka shkruar Kilaj.

Haxhi Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit në gusht të këtij viti.

Ai është zgjedhur deputet nga NISMA ndërsa më vonë ka aderuar në AAK.

Deri më tani, Gjykata Speciale i ka arrestuar tre persona, të cilat janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

Njëri nga ta, Salih Mustafa, është i akuzuar ndërsa dy të tjerë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë arrestuar për publikim të dokumenteve të gjykatës.