Deputeti i AAK-së infektohet me COVID-19

Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Rasim Selmanaj është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selamanaj, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se në një test paraprak kishte rezultuar negativ.

“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qenë për testin e 2 korrikut. Para pak çasteve më thirren nga Instituti dhe më njoftuar se kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar Selmanaj.

Ai ka thënë se tash e pesë ditë ka simptoma të lehta, por që ndjehet mirë.