Bekë Berisha - Foto: KALLXO.com

Deputeti i AAK-së i thotë Hotit: Të lumtë, mirë ia ke ba Task-forcës Kundër Korrupsionit

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit duke e përgëzuar që e ka shuar Task-forcën antikorrupsion.

“Kryeministër, sa i përket shkarkimit të Task-forcës, të lumtë, mirë ia ke ba. Ka qenë vendim me vend”, tha ai.

Deputeti ka vazhduar ta lavdërojë edhe më tutje Hotin.

“Kosova veç në luftë ka qenë më keq se tani. Vendi osht ka vlon, në këtë vijë Hotin si kryeministër nuk e kam votuar për shkak e kam besuar që është i vendosur, por të kam votuar se mu ke duk, mendoj që je intelektual i mirë i këtij vendi”, tha ai.

Deputeti tha se në Kuvend nuk ka deputet që nuk dëshiron të bëhet president.

“Me i pyet të gjithë thonë po. Bile nuk ka polic të Kosovës që me i thanë a po bohesh president që nuk pranon, ndoshta 90 për qind pranojnë. Vendit tonë i vynë një njeri me kredibilitet kombëtar. Një president duhet me i dalë zot vendit edhe me jetën e vet. Për Kosovën tani duhet me dalë në ballë dikush që kur ndërron koha i dhemb trupi prej plagëve”, tha ai.

Në Kuvend po mbahet interpelanca me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së 8 deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.