Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Syla, Foto: Facebook/Gazmend Syla

Deputeti i AAK-së fton Vetëvendosjen të protestojë kundër Albin Kurtit

Deputeti i koalicionit AAK-PSD, Gazmend Syka, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të protestojë ndaj kryetarit të saj, Albin Kurtit.

“VV është mirë me protestu tash kundër Albinit!”, ka shkruar Syla në Facebook.

Deputeti Syla ka thënë se siç duket LVV nuk ka besim as te vetja e aq më pak besim në LDK.

“Protesta kundër Zajednicës kishte siç kishte kundër pakos së Ahtisarit. E tash si do ja bëjnë?!”, ka thënë Syla.

Syla ka ngritur pyetjen se çka do të ndodhë me punëtorët të cilët pa miratim të buxhetit nuk do të mund të marrin paga nga muaji mars.

“E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga?”, ka shkruar ai.