Deputeti gjerman: Modeli spanjoll për shkuarje në zgjedhje të reja nuk është i mirë për Kosovën

Deputeti i Budestagut gjerman, Christian Schmidt u ka dhënë vërejtje zyrtarëve të LDK-së dhe LVV-së për deklaratat që i bëjnë për bisedimet rreth koalicionit.

Sipas tij, ka një rregull që në bisedimet për koalicion nuk ka mikrofon dhe telefon.

“Ekziston një rregull e artë, mund të iu dëshpëroj juve si gazetarë, por unë duhet të them se në qoftë se bisedimet janë në vazhdim atëherë rregulla është, Jo telefon, Jo mikrofon”, u shprehë Schmidt.

Ai përmendi edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Sipas tij, nuk duhet të ketë lojëra taktike të modelit spanjoll.

“Jemi të njëjtit mendim që një vend që ka dal nga zgjedhjet parlamentare duhet të ketë një qeveri stabile dhe jo lojëra taktike të modelit spanjoll, që nuk është për t’u imituar”, tha Schmidt.

Para disa muajve, Spanja kishte shkuar në zgjedhje të reja pasi që asnjë nga partitë atje nuk kish arritur të krijoj një koalicion qeverisës.

Tutje, deputeti gjerman i ka kërkuar palëve që të kenë besim te njëri tjetri.

LVV dhe LDK tash e disa muaj janë duke diskutuar për mundësinë e arritjes së një koaliconi por ende pa marrëveshje. Mollë sherri në këtë marrëveshje është bërë pozita e presidentit të Republikës.