Deputeti Fetah Rudi shërohet nga COVID-19, rrëfen ditët e tij me virusin

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka njoftuar se pas 21 ditësh përballje me COVID-19 është shëruar plotësisht dhe është liruar  në shtëpi.

Përmes një postimi në Facebook, Rudi ka treguar se ka qëndruar 16 ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ai ka rrëfyer përvojën e tij në luftimin e kësaj sëmundje, ku ka treguar se shumë herë ka menduar se nuk do të ia dalë deri në fund.

Lexoni shkrimin e plotë të deputetit Fetah Rudi:

Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam sheruar nga Covid19.

Shume dite e nete pa gjume, me frymarrje te veshtiresuar, e me nje kollitje te madhe. Ishin keto dite e nete te veshtira, ku shume here mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekeve, edhe kete sfide e tejkalova.

Falenderoj kryetarin Mustafa, kryeministrin Hoti, kryeparalamentaren Osmani, ish kryeministrin Haradinaj, Kryetar e Nenkryetar komunash, kolege deputet, Ministra, zv. Ministra, shoke e dashamire, qe ne menyra te ndryshme me jeni gjendur prane.

Falenderoj gjithe stafin e Klinikes Infektive per kujdesin e madh te treguar jo vetem ndaj meje, por ndaj te gjithe pacienteve te shtruar ne Klinike.

Falenderoj Doktor Valbonin, Dr. Linda, Prof, Dr. Sali Ahmetin, Dr. Muratin, Dr. Hatigje, Dr. Izetin, Dr. Flamurin, Dr. Artanin, Dr. Shkelqimin, Dr. Milazimin, Dr. Drilonin, te cilet kane treguar nje kujdes te veçante ndaj meje, pa ndihmen e te cileve nuk do te isha sot ketu.

Tashme kur edhe kjo sfide kaloi, u bej apel te gjithe qytetareve te Kosoves, qe te kujdesen per vete dhe t’i respektojne rekomandimet nga institucionet shtetrore, ne menyre qe asnjeri nga ta, mos ta kaloj kete rruge qe e kalova une.

Vendoseni maskat, mbani higjenen dhe distancen sociale. Vetem keshtu dalim fitimtare.

Faleminderit