Deputeti Ferat Shala sot pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale

Ditë më parë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shala ka thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet sot, më 5 shkurt.

“Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020”, ka shkruar Shala në Facebook.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë sot me Shalën përmes telefonit, për ta pyetur nëse do t’i përgjigjet kësaj ftese gjatë ditës së sotme, ashtu siç e ka shkruar, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Në postimin e tij në Facebook, më 9 janar, Shala kishte shkruar se asnjëherë nuk është ndjerë më i nderuar dhe i respektuar se sa kur ka qenë pjesë e UÇK-së.

“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka thënë Shala.