Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti Enver Haliti: Dokumente e planifikimit hapësinor nuk kanë afat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka thënë gjatë emisionit KALLXO Pernime, ku po diskutohet për Planin Zhvillimor të Komunë së Ferizajt ka thënë se dokumente e planifikimit hapësinor nuk kanë afat.

“Plani hapësinor i Kosovës vazhdon tutje nëse nuk bënë një plan të ri, vazhdojnë të njëjtat rregulla deri të hartohet plani tjetër, prandaj e ka plusin mbrapa”, ka thënë Haliti.

Por, ai është kundërshtuar nga aktivistja Flutura Zymi, pasi sipas saj, ligji e parasheh 8 vjet validitet të planit hapësinor.

“Ministria duhet të sqarojë pse plani i skaduar ka vadilitet”, ka thënë Zymi.