Foto:BBC

Deputeti britanik jep dorëheqje pasi u pa duke shikuar pornografi në parlament

Neil Parish ka thënë për BBC se po jep dorëheqje nga pozita e deputetit, pasi dy herë kishte shikuar video me përmbajtje pornografike në parlament.

Parish, i cili ka përfaqësuar Tiverton dhe Honiton në Devon që nga viti 2010, tha se kishte qenë një “moment marrëzie”.

Ai tha se hera e parë ishte aksidentale pasi po shikonte në një faqe të traktorëve, por hera e dytë – në Dhomën e Komunave – ishte e qëllimshme./BBC