Foto: Mefail Bajqinovci - Facebook

Deputeti Bajqinovci: Zgjedhjet nuk i duam por jemi të gatshëm

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut, nga posti i ministrit të Brendshëm.

Bajqinovci ka shkruar se vet Agim Veliu pasi ka pranuar postin, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, ‘i pëlqeu apo nuk i pëlqeu’.

“Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse. Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje, ai ka shkruar se Vetëvendosje nuk dëshiron prapë zgjedhje në këtë kohë, por sipas tij, nëse ndodh, atëherë janë të gatshëm dhe më superior se zgjedhjet e kaluara.