Deputeti Avdyli: Nesër e votojmë Vjosën për presidente

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka paralajmëruar mundësinë që seanca për zgjedhjen e Presidentit të mbahet nesër, e shtunë. Sipas tij nuk do të ketë zgjedhje të reja.

Avdyli ka shkruar në Facebook se “sonte do të riamandementojnë Ligjin për Zgjedhjet”.

“E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. S’ka zgjedhje, krijohet stabiliteti  institucional. Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh, me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”, ka shkruar ai.

Kuvendi i Kosovës sonte në orën 21:30 pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për Zgjedhjet.