Foto: KALLXO.com

Deputetët s’e respektojnë distancën fizike, Vjosa Osmani ua tërheq vërejtjen

Disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk kanë respektuar distancën fizike mes vete për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Kjo pasi që ne seancën e sotme ku po zhvillohet rrethi i tretë i votimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, deputetët janë grumbulluar të kutitë e votimit në sallën plenare.

Foto: KALLXO.com

Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila i ka lutur kolegët e saj që të mbajnë distancën dhe maskat.

Kuvendi i Kosovës ka nisur vazhdimin e seancës plenare, me vetëm një pikë të rendit të ditës e qe është zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 28 septembre 2020