Kuvendi i Kosovës

Deputetët nuk respektojnë distancën në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës është duke mbajtur seancë të rregullt parlamentare e cila ka filluar në ora 14:00.

Aktualisht në rendin e saj të ditës ka votimin e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore,  votim ky i cili po zhvillohet në raundin e dytë.

Ajo çfarë vërehet gjatë votimit është mos-respektimi i distancës në mes deputeteve me njëri-tjetrin, si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

 

Me ligjin për pandeminë personat fizik të cilët nuk respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës, dënohen me gjobë prej 35 euro, si dhe për mosrespektim të distancës fizike, gjoba është 35 euro.