Deputetët mbështesin marrëveshjen e Boris Johnson për Brexit

Deputetët kanë mbështetur planin e Boris Johnson për dalje të Britanisë nga Bashkimi Europian më 31 janar, raporton BBC.

358 deputetë votuan ‘pro’ ndërsa 234 ‘kundër’ projektligjit të BE-së (marrëveshja e tërheqjes), e cila më tej do shqyrtohet në Dhomën e Përbashkët dhe Dhomën e Lordëve. Projektligji gjithashtu do të ndalojë zgjatje të periudhës së tranzicionit-gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar është jashtë BE-së, por ndjek shumë nga rregullat e saj- pas vitit 2020.

Më herët, Boris Johnson tha se do ta lejojë Britaninë “të ecë përpara”.

Lideri i partisë Laburiste Jeremy Corbyn u tha deputetëve të tij të votojnë kundër këtij ligji, dukë thënë se kishte “mënyra më të mira dhe më të drejta” për ta lënë Bashkimin Europian.

Deputetët tani janë duke punuar në shtyrje të programit  i cili përcakton orarin e diskutimit të mëtejshëm mbi projektligjin për tre ditë- 7,8 dhe 9 janar.

Qeveria thotë se do ta miratojë projektligjin me kohë për afatin e Brexit 31 janar.