Deputetët grumbull në votime, nuk respektohen masat ndaj COVID-19

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës plenare.

Në këtë seancë ku deputetët po votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të KOSTT-it, nuk po respektohen masat mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Me këtë rast reagoi edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Vërejtje me vend, për të gjithë për respektim të distancës. Shmangni grumbullimin në grupe kështu të mëdha”, tha Nagavci.

As Kuvendi i Kosovës nuk i ka shpëtuar rasteve të fundit të infektimeve me COVID-19, pasi disa deputetë kanë dalë pozitivë me virusin.