Deputetët e VV-së dhe LDK-së flasin për heqjen e taksës

Në tryezën e sotme të organizuar nga Instituti  Demokratik i Kosovës “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?, Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratiike të Kosovës ka deklaruar se heqja e taksës do të jetë cështje ditësh ose javësh.

“Mendoj se edhe zotëri Kurti në konferencën e Mynhiut deklaroi heqjen e taksës që do të jetë shumë shpejt, ndoshta çështje ditësh, maksimumi çështje javësh, dhe zëvendësimi i saj me masa reciproke graduale dhe të arsyeshme,” ka thënë Gashi.

Ndërsa Artan Abrashi, deputet nga Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se taksa do të largohet kur të krijohen kushtet për vendosjen e reciprocitetit.

“Taksa do të hiqet atëher kur krijon kushte për zbatimin e reciprocitetit ekonomik dhe politik me Serbinë,” ka thënë Abrashi