Deputetët e Vetëvendosjes nuk marrin pjesë në seancën për votimin e qeverisë Hoti

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur senancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Kosovës.

Në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo  në koalicionin qeverisës të qeverisë në detyrë.

Grupi parlamentar i LVV-së përbëhet nga 30 deputetë.

Në seancë gjithashtu nuk është as krye-parlamentarja, Vjosa Osmani ndërsa seancën është duke e udhëhequr Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga LDK.