Deputetët e zgjedhur të LVV Foto: KALLXO.com

Deputetët e regjistruar ende nuk figurojnë në faqen e Kuvendit

Janë bërë më shumë se një muaj që kur 120 deputetë të legjislaturës së shtatë janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.

Por, deri më tani ende nuk janë publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Me të klikuar në opsionin ‘deputetët’ paraqitet shkrimi “Kuvendi i Kosovës është në proces të zgjedhjeve të deputetëve të legjislaturës së VII”.

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit është bërë me 27 nëntor.

Vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Ai dha dorëheqje pasi që kishte marr ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Zgjedhjet janë mbajtur me 6 tetor.

Gjatë kësaj periudhe shumica e qendrave të votimit janë rinumëruar.

Partia e parë nga këto zgjedhje ka dal Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por ende nuk është formuar qeveria e re, pasi që LVV dhe LDK nuk po mirren vesh në ndarjen e posteve.

LVV do të ketë 29 ulëse ndërsa LDK 28 ulëse.

Me 26 dhjetor është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit, nga e cila kryeparlamentar është zgjedhur, Glauk Konjufca nga VV.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!