Deputetët e PDK-së hyjnë në Kuvend

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë filluar të mblidhen në Kuvendin e Kosovës, për seancën sotme.

Para disa javëve, zyrtarë të PDK-së kanë paralajmëruar se deputetët e saj nuk do ta votojnë qeverinë Hoti.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është cituar të ketë deklaruar se asnjë deputet nga partia e tij nuk do të votojë një “qeveri të mashtrimeve”.

Deklaratën e Veselit e ka publikuar në Facebook, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

PDK citon Veselin: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lutfi Haziri: Nuk i besoj Qeverisë Hoti