Deputetet e PDK-së e AAK-së ia sjellin flamujt kombëtarë Vetëvendosjes në Kuvend

Në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është ulur në vendin ku për një kohë të gjatë ka qenë e ulur Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në rreshtin e parë ku janë ulur deputetët e LVV-së ishte një flamur kombëtar i vendosur afër deputetes Albulena Haxhiu.

Më pas deputetja e PDK-së Ganimete Musliu si dhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ia sollën edhe  disa flamuj kombëtar  deputetëve të  LVV-së të cilët nuk i larguan.

Seanca Konstituive#KUVENDI

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 26 décembre 2019