Deputet i Kuvendit të Kosovës, me vetëm 4 vjet shkollim fillor (DOKUMENT)

Deputeti i komunitetit Rom, Fadil Gashi, ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës 2021, ani pse ai ka deklaruar se ka të kryer vetëm pjesërisht shkollën fillore, pra vetëm ciklin e ulët 4 vjeçar.

Në Formularin për Broshurën e Parlamentarëve, Gashi tek ka plotësuar të dhënat, ka shkruar se niveli i arsimimit të tij është i ulët, duke e bërë edhe këtë deklarim me një gabim elementar gjuhësor duke shkruar – “Filore 4”.

Deputeti Gashi, sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, del t’i ketë prirë listës së subjektit politik Romiani Iniciativa, emrin e së cilës në Formularin e Broshurës Parlamentare, gjithashtu e ka shkruar me gabime drejtshkrimore “Romani Inicijativa”.

Ndërsa nga 12 kandidat që përbënin listën e Romani Iniciativa, Gashi ishte më i votuari me 1 mijë e 246 vota dhe vetëm ai nga subjekti arrin të fitoj ulësen parlamentare.

Pas zgjedhjeve, në lidhje me votat e fituara nga Romani Iniciativa, komunitetet jo serbe kishin dërguar ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP) dhe në Gjykatë Supreme, për anulim të votave të këtij subjekti dhe disa subjekteve të tjera, me arsyetimin se janë votuar në vendbanime dhe nga votues të komunitetit serb.

PZAP ka tumirë dhe kishte vendosur që të pranohen pjesërisht të bazuara ankesat e subjekteve të disa komuniteteve ndaj Romani Iniciativa duke anuluar një sërë fletëvotime të këtij subjekti.