Deponohen qindra euro të falsifikuara në një bankë

Një person është ankuar që gjatë një periudhe dymujore në bankë janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Përfaqësuesi i një banke private në Prizren i ka thënë policisë se nga 15 maji deri më 12 korrik, disa persona kanë deponuar 124 monedha të metalit në vlerë nga 1 dhe 2 euro, dy kartëmonedha nga 50 euro dhe dy kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë, paratë janë sekuestruar.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.