Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit: Korrupsioni vazhdon të mos ndëshkohet në Kosovë

Në Kosovë po vazhdon mosndëshkueshmria e personave të korrupstuar.

Kështu thuhet në raportin për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2021 që publikohet nga Departamenti i Amerikan të Shtetit.

Raporti thekson se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar dhe se mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuan në këtë problem.

“Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thekson raporti në kapitullin ku flitet për korrupsion.

Raporti thekson po ashtu numrin e vogël të dënimeve nga gjykatat e Kosovës për rastet e korrupsionit.

“Një pjesë e vogël e rasteve të korrupsionit që u hetuan dhe u akuzuan çuan në dënime”, thuhet në raporti.

Organizatat joqeveritare vendase dhe organizatat ndërkombëtare, thuhet në raport, pretenduan për dështime të shumta nga sistemi gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin, duke vënë në dukje se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan me dënime dhe dënimi i zyrtarëve të nivelit të lartë për korrupsion ishte shpesh i butë.

Madje, si raste, në raport përshkruhen dy procese gjyqësore, njëri për ish-kryetarin e Komunës së Lipjanit, Shukri Buja dhe tjetri për ish-ministrin, Nenad Rikalo.

Të plotë raportin e Departamenti të Shtetit mund ta lexoni KËTU.