Departamenti Amerikan: Dhurimi i vaksinave Pfizer do t'i ndihmojë Kosovës ta merr veten shpejt

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë sot se dhurimi i mbi gjysmë milioni doza të vaksinave Pfizer për Kosovën, do të ndihmojë në mbrojtjen e qytetarëve të saj sa më shpejtë.

“Me rritjen e rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19 varianti Delta, donacioni i sotëm i 503,100 vaksinave Pfizer, do t’i lejojë Kosovës të mbrojë qytetarët e saj sa më shpejtë”, thuhet në postim në Facebook.

Sipas departamentit, një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, që e merr vetën shpejt, është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara.

Sot, Kosova ka pranuar mbi gjysmë milioni vaksina të lloji Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Lajmin e kanë konfirmuar nga UNICEF Kosova por edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Arrijnë mbi gjysmë milioni doza të vaksinave në Kosovë

.