Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Denoncoi rrejshëm 17 herë, policia arreston një person në Fushë Kosovë
25.5.2024 - 09:32
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka bërë denoncime të rreme për një person tjetër.
Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi në Fushë Kosovë.
“I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale” – thuhet në njoftim.
“I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në fund të njoftimit.
Rasti sipas policisë është nën hetime.