Spitali i Gjakovës "Isa Grezda"

Denoncohet një rast i vjedhjes në depon e Spitalit të Gjakovës

Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës e ka informuar Policinë e Kosovës se është kryer një vjedhje në depon e këtij spitali.

Punëtori sipas policisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të Spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve medicinale. 

Rasti ka ndodhur më 28.10.2024, rreth orës 07:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Policia ka inicuar rastin si “Vjedhje të rëndë” dhe thotë se është duke e hetuar.