Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Denoncimi publik për planet e Listës Serbe për dominim në Kuvendin e Kosovës - LIVE

Në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet debati me zyrtarë të partive politike nga pakicat, të cilët e denoncojnë Listën Serbe, që sipas tyre është duke provuar t’i ‘blejë’ votat.

Të ftuarit në debat flasin për problemet të cilat janë duke ndodhur në radhët e komuniteteve, më saktësisht pazaret me votat e komuniteteve pakicë dhe rrezikun që Lista Serbe t’i kontrollojë vendet e rezervuara për boshnjakët, romët dhe disa komunitete të tjera.

Të ftuar në emision janë Nenad Rashiq nga PDP, Duda Baljenga SDU, Anesa Qolakoviq nga NDS dhe Sllavisha Petkoviq nga SDS.