Denoncimi i Vjosa Osmanit: Deputetët po pinë duhan brenda Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se po vërehet tymi në sallën plenare që sipas saj po vjen nga salla prapa.

“Jeni duke e shkelë ligjin për duhanin. E ftoj publikisht inspektoriatin e MSH që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptojë dënimet e merituara për ata që po e shkelin ligjin brenda ndërtesës së Kuvendit”, tha ajo.

“Gjithë deputetët janë informuar që inspektorati do të fillojë me dënime kushdo që e shkelë këtë ligj”, tha ajo.