Dënohet Sokol Bashota

Gjykata e Klinës e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Klinës Sokol Bashotën, për mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata për të njëjtën vepër e ka dënuar edhe ish-nënkryetarin e Klinës, Enver Berisha.

Bashota e Berisha u dënuan secili me burgim me kusht nga 6 muaj në afat verifikimi prej 1 viti, si dhe me nga 1,200 euro gjobë.

Ky rast është kthyer në rigjykim nga gjykata e Apelit.

Sipas aktakuzës, Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën “BMW X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Bashota po ashtu akuzohet se nuk i ka deklaruar as veturën “Jeep” dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.

Enver Berisha akuzohet se nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tokën me sipërfaqe prej 5,500 metrash katrorë.

 

 

Prokurori: Jemi të habitur se si pas 40 provave i akuzuari Sokol Bashota nuk e pranon fajësinë