Dënohet me pesë vjet burg për përhapjen e COVID-19

Një person në Vietnam është dënuar me pesë vjet burg për shkeljen e rregullave të COVID-19 dhe përhapjen e virusit, raporton BBC. 

Një gjykatë e shpalli burrin Le Van Tri fajtor për “transmetimin e sëmundjeve infektive të rrezikshme” te tetë persona, njëri prej të cilëve ka vdekur.

Deri kohët e fundit Vietnami kishte qenë kryesisht i suksesshëm me kufizime të rrepta.

Por infeksionet janë rritur që nga qershori, me një shpërthim të nxitur nga varianti më ngjitës Delta.

Vendi ka parë më shumë se 530,000 raste me më shumë se 13,300 vdekje, shumë prej të cilave kanë ndodhur muajt e fundit.

Shumë nga ato raste janë gjetur në qytetin Ho Chi Minh.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu