Foto: Ilustrim

Dënohet me burg se vodhi 6 palë këpucë "Adidas"

1 vjet burg është dënimi që i është dhënë burrit me iniciale N.S për vjedhje.

Gjykata e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe se kishte vjedhur 6 palë këpucë të llojit “Adidas”.

Ai u dënua me 1 vjet burgim dhe 500 euro gjobë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prizrenit ngjarja ka ndodhur e datën 5 Prill të vitit 2017 rreth orës 07.00 të mëngjesit në Prizren.

N.S akuzohet se ka shkuar  në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarës, dhe ia mori gjashtë palë këpucë të markës “ Adidas”.