Dënohet me 500 euro punëtori që hodhi material ndërtimor nga ndërtesa

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka dënuar me 500 gjobë një punëtor i cili ka hedhur material ndërtimor nga lartësia e një ndërtese.

KALLXO.com më 8 qershor ka publikuar videon ku shihet veprimi i këtij punëtori.

Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se përveç gjobës pala është urdhëruar për largimin e menjëhershëm të mbeturinave.

“Drejtoria e Inspekcionit menjëherë pasi është njoftuar përmes medias tuaj, ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore ndaj rastit në fjalë, më datë 10.06.2022 dhe ka shqiptuar gjobë mandatore me shumë prej 500 euro, gjithashtu pala është urdhëruar për largimin e menjëhershëm të mbeturinave”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Inspekcionit për KALLXO.com.

Bazuar në video e dërguar në adresë të KALLXO.com, behët fjalë për një ndërtesë në rrugën “24 maji” në Prishtinë.