
Gjykata Themelore në Prizren
Dënohet me 1 vit burg, i akuzuari që mori 280 euro kinse për sigurim të vizës
13.2.2021 - 12:43
Një person është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në akuzën për mashtrim me 1 vit burg si dhe 800 euro gjobë.
I akuzuari kishte kërkuar viktimës 280 euro me arsyetimin se i duheshin për të paguar sigurimin për vite në Ambasadën e Danimarkës në Shkup.
Prej momentit që ia ka marrë paratë, i dyshuari është larguar dhe nga ajo kohë nuk ia ka i hapur edhe telefonit, me të cilin numër kishte kontaktuar deri në atë kohë me të dëmtuarin.
I akuzuari ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Apelit.