llustrim

Dënohet edhe një veteran i rrejshëm i UÇK-së

Hasan Hadergjonaj, është dënuar nga Gjykata e Pejës se është bërë veteran i UÇK- së duke prezantuar dokumente të falsifikuara.

Sipas aktakuzës, Hadërgjonaj, kundërligjshëm ka përfituar shumën prej 510 euro në emër të statusit të veteranit luftëtar të UÇK-së.

Gjykata e Pejës, e ka dënuar atë me 8 muaj burgim, por që ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës 1 vjeçare.

Po ashtu, të akuzuarit Hadërgjonaj i është shqiptuar dënimi plotësues për kompensim të dëmit në vlerë prej 510 euro si dhe urdhri për publikim të aktgjykimit.

Paraprakisht i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprimet inkriminuese të tij.

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka deleguar për hetime të mëtutjeshme Prokurorisë se Pejës mbi 7.000 aplikacione nga “Dosja e Veteranëve të Rrejshëm”.

Për hetimin e këtyre dosjeve Prokuroria e Pejës ka caktuar dy prokurorë me vendim.

Sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com deri më tani Prokuroria e Pejës ka ngritur mbi 40 aktakuza lidhur me këtë dosje.

Prokuroria e Pejës me mbi 4 mijë dosje të ‘veteranëve të rrejshëm’, intervistohet zinxhiri komandues