Dënohet Drejtori i Urbanizmit në Mamushë

Drejtori i Urbanizmit në Mamushë, Ramadan Morina është dënuar me 6 muaj burg me kusht dhe gjobë 800 euro për mosraportim të pasurisë.

Gjykata e Prizrenit e ka shpallur vendimin për dënimin e Morinës, pasi sipas aktakuzës ai nuk e ka deklaruar një biznes që ishte në emër të prindit të tij.

Sipas Prokurorisë, në formularin për deklarimin e pasurisë të datës 28.03.2019, të paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë, Morina nuk ka bërë deklarimin në zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare të prindit të tij H.M., si dhe të hyrat nga këto aksione, të dhëna këto të domosdoshme për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Vendimi i gjykatës thekson se dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale brenda 1 viti.

Kujtojmë se të gjitha palët e përfshira kanë të drejtë.